Lufta në Gaza, ministri izraelit i ekstremit del kundër çdo marrëveshje armëpushimi
Ndonëse një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit duket se është e arritshme, ka edhe të tjerë që vazhdojnë të jenë kundër. Një anëtar i ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit të Izraelit ka kundërshtuar çdo marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës. Ndërmjetësuesit e Katarit i kanë dërguar Izraelit dhe Hamasit një propozim-marrëveshje për t’i [...]Read More...

Ndonëse një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit duket se është e arritshme, ka edhe të tjerë që vazhdojnë të jenë kundër.
Një anëtar i ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit të Izraelit ka kundërshtuar çdo marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.
Ndërmjetësuesit e Katarit i kanë dërguar Izraelit dhe Hamasit një propozim-marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në enklavën palestineze dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë, si hapi i parë drejt përfundimit të luftës më shumë se 15-mujore.
Ministri ultra-nacionalist i sigurisë, Itamar Ben Gvir , një figurë e së djathtës ekstreme, e quajti marrëveshjen “një fatkeqësi”.
Dje, ministri tjetër i ekstremit të djathtë i qeverisë, Bezalel Smotrich , shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj çdo marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës. Këto qëndrime tregojnë përçarjet e thella brenda koalicionit qeverisës.
/abcnews.al/