Lulzim Fejzullahi, fiton ulëse në Odën Ekonomike në Austrinë e Epërme
Lulzim Fejzullahi, djaloshi nga Klina i cili udhëheq disa biznese hoteliere në Ebensee dhe Gmunden në Austri, është zgjedhur si përfaqësues i partisë SPÖ në Odën Ekonomike Austriake në Austrinë e Epërme. Për të fituar ulëse në Odën Ekonomike Austriake këto ditë janë mbajtur edhe zgjedhjet në gjithë Austrinë. Në Austrinë e Epërme sipas mediave […] The post Lulzim Fejzullahi, fiton ulëse në Odën Ekonomike në Austrinë e Epërme appeared first on Albinfo.

Lulzim Fejzullahi, djaloshi nga Klina i cili udhëheq disa biznese hoteliere në Ebensee dhe Gmunden në Austri, është zgjedhur si përfaqësues i partisë SPÖ në Odën Ekonomike Austriake në Austrinë e Epërme. Për të fituar ulëse në Odën Ekonomike Austriake këto ditë janë mbajtur edhe zgjedhjet në gjithë Austrinë. Në Austrinë e Epërme sipas mediave austrike kanë votuar rreth 90 mijë sipërmarrës, shkruan albinfo.at
Si anëtar i Odës Ekonomike Austriake, Lulzimi do të ketë mundësinë të kontribuojë në zhvillimin e politikave ekonomike, të lidhet me sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe të forcojë partneritetet mes Austrisë dhe Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe investuese, si dhe për promovimin e mundësive të reja për bizneset shqiptare që dëshirojnë të investojnë në tregun austriak.
Lulzim Fejzullahi për disa vite ka qenë edhe asamblist në komunën e Ebensee nga radhet e partisë SPÖ.
The post Lulzim Fejzullahi, fiton ulëse në Odën Ekonomike në Austrinë e Epërme appeared first on Albinfo.