Lushaku-Sadriu për Kurtin, ”Ai po frikësohet me dhanë dorëheqje”
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit të bërë sot gjatë ditës se opozita po e pezullon shtetin. Sipas saj, pezullimi i shtetit po ndodh nga vet ai, për të cilin tha se ”po frikësohet me dhanë dorëheqje”. ”Pezullimi i shtetit është duke ndodhur nga aj që

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit të bërë sot gjatë ditës se opozita po e pezullon shtetin.
Sipas saj, pezullimi i shtetit po ndodh nga vet ai, për të cilin tha se ”po frikësohet me dhanë dorëheqje”.
”Pezullimi i shtetit është duke ndodhur nga aj që po frikë të jap dorëheqje dhe nuk e dorëzon mandatin për ta pranuar mandatin e deputeti. Si është e mundur që dikush ti mbaj dy pozita dhe t’i akuzoj të tjerët”, tha ndër tjera Lushaku-Sadriu.
Lushaku-Sadriu: Nuk mund të jesh edhe kryeministër edhe deputet
Jehona Lushaku-Sadriu deputete e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nesër do të marrë pjesë nesër në seancën konstituive pa ndonjë kërkesë shtesë.
”Si LDK kemi marrë vendim që të ju bëjmë thirrje deputetëve brenda 48 orëve të mblidhemi dhe të vazhdojmë me seancën Konsitutive. LDK nuk ka kërkesë shtesë, e kemi kërkesen që e kemi dorëzu. Ministrat dhe kryeminsitri duhet të japin dorëheqje”, tha Lushaku.
Ajo tutje ka shtuar se ”nuk mundet ashkush të jetë edhe kryeministër ose ministër edhe të bëjë betimin për deputet, dorëhejqa duhej të ndodhte para certifikimit të zgjedhjeve”.