LVV me ankesa në PZAP, kërkon anulim votash e rivotim me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18 mijë e 933 vota që i quajnë të kontaminuara e që të ketë rivotim në procesin e votimit me postë. Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, tha se vjedhja e vullnetit të

LVV me ankesa në PZAP, kërkon anulim votash e rivotim me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18 mijë e 933 vota që i quajnë të kontaminuara e që të ketë rivotim në procesin e votimit me postë.

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, tha se vjedhja e vullnetit të qytetarëve ka emër, ajo është LDK.

“Ne si LVV sot kemi bërë ankesë që PZAP të eliminojë këtë parregullsi të madhe që ka ndodhur dhe të sjellë një vendim të drejt dhe të ligjshëm, që patjetër të konsistojë në rivotim, dhe në shprehje të sërishme të vullnetit qytetar. Ne, kemi kërkuar nga PZAP të anulohen 18 mijë e 933 vota të LDK-së, të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Kemi kërkuar votim të sërishëm të votimit me postë dhe kemi kërkuar që kandidatët që kanë marr votë pakrahasueshëm më shumë më postë se sa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista e të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha Sallahu.

Për këtë, tha se PZAP-i e ka një mundësi të tillë ligjore dhe mbi bazën e dëshmive dhe fakteve, sipas tij, dëshmohet qartë se manipulimi.

Alim Rama, që është Sekretar Organizativ i LVV-së tha se kanë shumë fakte se si ka ndodhur manipulimi.

“Po shohim votimet e rregullta në Kosovë e në ambasada, ndërsa te votimi me postë shihet disa kandidatë që kanë qenë shumë poshtë në listë dalin të parët. Hysen Çekaj prej numrit 26 del i pari”, tha ndër të tjera ai.

Rama tha se ky rast është i lajmëruar në prokurori dhe presin që të ndërmerren veprime nga ky organ i ndjekjes.

“Rasti ka qenë i lajmëruar në prokurori, ne presim të marr masa. Deri sot nuk jemi të informuar nëse policia e prokuroria kanë ndërmarrë ndonjë veprim. Të gjitha këto fakte janë dëshmuar në prokurori.  Presim që të fillojë hetimet. Ne kemi komplet strukturën e njerëzve që kanë qenë të përfshirë”, tha Rama.

Thanë se PZAP duhet ta kthejë legjitimitetin e zgjedhjeve në Kosovë, meqë, sipas tyre, ky rast tregon se ka pasur vjedhje industriale votash./RTK