Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme e lokale shiu. Në vende të caktuara reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fortë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Në disa pjesë të luginës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime rrufesh dhe erë të përforcuar.
Pas motit të ndryshueshëm dhe shiut të së dielës, java e re e punës do të nisë me kushte relativisht të qëndrueshme, por më pas vijon një rënie e temperaturave.

Sipas parashikimeve për Shkupin, të hënën më 12 tetor, temperatura maksimale do të arrijë rreth 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e mëngjesit do të lëvizë rreth 8 gradë. Dita do të jetë kryesisht e thatë, me periudha me diell dhe vranësira të kohëpaskohshme.
Nga e marta pritet ftohje më e ndjeshme, me temperatura ditore rreth 15 gradë dhe mundësi për shi në orët e mbrëmjes.

Të mërkurën, më 14 tetor, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për reshje të kohëpaskohshme, ndërsa temperatura do të arrijë deri në rreth 17 gradë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndaj ndryshimi mes mëngjesit dhe ditës do të kërkojë veshje më të përshtatshme.

Të enjten, më 15 tetor, pritet më shumë diell dhe temperaturë ditore deri në rreth 19 gradë, por mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperaturë rreth 6 gradë. Për të premten njoftohet sërish mundësi për reshje të kohëpaskohshme shiu, me temperaturë maksimale prej rreth 17 gradësh. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.