Tahiri i reagon VV’së: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri i reagon VV’së: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke thënë se deklaratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk përputhen me realitetin e vlerësimeve të Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri, përmes një reagimi në Facebook pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, ka thënë se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat, i paraqitur nga kjo qeveri, nuk ka marrë asnjë rrjedhë dhe nuk pritet të ketë zhvillim.

Ai ka theksuar se vlerësimet e përvitshme negative të Komisionit Evropian tregojnë për mungesë progresi në përmbushjen e kritereve për integrim evropian.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.