Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Kanë nisur tensionet tek Ministria e Arsimit, ku policia ka hedhur ujë kundrejt protestuesve.

Autoboti me ujë ka përparuar, duke spostuar një grup protestuesish, të cilët, sipas pamjeve, kanë hedhur sende të forta, duke i qëlluar efektivët me llastiqe, gurë dhe sende të forta.

Pas këtij aksioni, protestuesit janë tërhequr disi, ndërsa në sfond dëgjohet autoparlanti i policisë, e cila u bën thirrje protestuesve të tërhiqen, në të kundërt do të veprohet.

Ndërkohë, në sfond dëgjohen të rinjtë, të cilët thërrasin në kor: “Ju erdhi fundi!”.

The post Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.