Marramendja e shkaktuar nga ankthi dhe trajtimi

Welcome to Kosova Today

Marramendja është pjesë e simptomave fizike të ankthit.  Shumë njerëz frikësohen se nga marramendja mund të humbin ndjenjat. Megjitahtë, është gati e pamundur që marramendja si pasojë e ankthit të shkaktojë gjëndjen e të fiktit. Kjo sepse presioni i gjakut […] The post Marramendja e shkaktuar nga ankthi dhe trajtimi appeared first on Psikologu online.

Marramendja e shkaktuar nga ankthi dhe trajtimi

Marramendja është pjesë e simptomave fizike të ankthit. 

Shumë njerëz frikësohen se nga marramendja mund të humbin ndjenjat. Megjitahtë, është gati e pamundur që marramendja si pasojë e ankthit të shkaktojë gjëndjen e të fiktit.

Kjo sepse presioni i gjakut është i lartë kur kemi ankth. Njeriu humb ndjenjat kur presioni i gjakut është i ulët. 

Lexoni më shumë:

  1. Si lidhet marramendja me ankthin?
  2. A mundet marramendja të shkaktojë ankth?
  3. Si ta ndaloj marramendjen nga ankthi?
  4. Kur të kërkoj ndihmë?

1. Si lidhet marramendja me ankthin?

Si lidhet marramendja me ankthin?

Marramendja mund të jetë një simptomë e një çrregullimi ankthi.

Shumë lloje të çrregullimeve të ankthit zakonisht shkaktojnë marramendje për arsyet e mëposhtme:

Hiperventilimi

Kur jeni të shqetësuar, zakonisht filloni të merrni frymë shpejtë dhe cekët. 

Kështu fusim shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut, duke zvogëluar nivelet e dioksidit të karbonit. 

Ky ndryshim shkakton marramendje, të përziera dhe ndjesi shpimi gjilpërash/mpirje në duar ose këmbë.

Aktivizimi i instiktit lufto ose ik

Instikti lufto ose ik shpesh aktivizohet kur ndihemi në ankth, pasi trupi përgatitet për rreziqet që mendon se janë përpara nesh. 

Kjo mund të çojë në një shpërthim të adrenalinës, duke krijuar marramendje.

Për disa njerëz, ankthi dhe marramendja e tyre mund të intensifikohen deri në atë pikë sa të përjetojnë një atak paniku

Ndjesitë subjektive

Ankthi mund ta bëjë një person të ndihet i paqëndrueshëm emocionalisht, gjë që mund të shkaktojë ndjenjën subjektive të marramendjes. Pra na duket sikur kemi marramendje.

2. A mundet marramendja të shkaktojë ankth?

A mundet marramendja të shkaktojë ankth?

Marramendja mund të jetë një ndjesi alarmante që mund të shkaktojë ankth tek disa njerëz.

Marramendja kronike kundrejt marramendjes akute

Ankthi mund të shkaktojë marramendje kronike dhe akute. Kur një person ndihet gjithmonë i trullosur ose përjeton shpesh periudha të marramendjes, ai ka marramendje kronike.

Marramendja akute është një episod i shkurtër që mund të ndodhë gjatë një ataku paniku ose pasi ngriheni shumë shpejt në këmbë.

Vertigo

Vertigo është një ndjesi që bën një person të ndihet sikur po lëviz, po bie, ose sikur po rrotullohet ambienti përreth, edhe nëse është ulur ose pa lëvizur.

Njerëzit me çrregullime ankthi kanë një rrezik në rritje të disa llojeve të vertigos. Por më së shpeshti ndodh kur ka një problem me veshin e brendshëm. 

Sistemi vestibular

Sistemi vestibular është një sistem shqisor që krijon ndjenjën e ekuilibrit dhe orientimin hapësinor me qëllim të koordinimit të lëvizjes me ekuilibrin.

Sistemi vestibular përbëhet nga një vesh i brendshëm në secilën anë, zona specifike të trurit dhe nervat që i lidhin ato. Ky sistem është përgjegjës për ndjenjën e marramendjes.

Shkencëtarët besojnë se zonat në tru që janë përgjegjëse për marramendjen ndërveprojnë me zonat përgjegjëse për ankthin dhe shkaktojnë të dyja simptomat.

Marramendja që shoqëron ankthin shpesh përshkruhet si një ndjenjë lëkundjeje edhe pse jeni duke qëndruar në vend. Mjediset si dyqanet ushqimore, qendrat tregtare të mbushura me njerëz ose hapësira të hapura mund të shkaktojnë një ndjenjë çekuilibri. 

Nëse ka një anomali në sistemin vestibular, si rezultat mund të jetë simptoma e marramendjes

Nëse dikush tashmë ka një tendencë drejt ankthit, marramendja nga sistemi vestibular dhe ankthi mund të ndërveprojnë, duke i përkeqësuar simptomat. 

Shpesh, ankthi dhe marramendja duhet të trajtohen së bashku në mënyrë që të përmirësohen.

3. Si ta ndaloj marramendjen nga ankthi?

Si ta ndaloj marramendjen nga ankthi?

Përdorni teknika relaksimi 

Ushtrimet e frymëmarrjes, vizualizimet dhe relaksimi i muskujve janë të gjitha mënyra të dobishme për të qetësuar dhe ekuilibruar veten.

Shmangni stimuluesit

Kafeja dhe alkooli mund të dehidratojnë trupin, gjë që mund të përkeqësojë ndjenjat e marramendjes. Pirja e rregullt e ujit mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të kokes dhe ndjesive të marramendjes. 

Shpërqendroni veten 

Qëndrimi larg çdo gjëje që ju bën të ndiheni të shqetësuar mund të ndihmojë në lehtësimin e shpejtë të simptomave. Diçka si lëvizja në një dhomë tjetër mund të rifokusojë mendjen tuaj larg asaj që ju shkakton ankth dhe marramendje.

Dëgjo pak muzikë 

Disa lloje të muzikës dihet se zvogëlojnë ankthin, duke ndihmuar në ngadalësimin e rrahjeve të zemrës dhe shpërqendrimin e mendjes. Nëse ndiheni të trullosur, uluni dhe vendosni muzikë qetësuese.

Terapi psikologjike

Nëse hapat më lart nuk ju ndihmojnë, ju duhet ndihma e një profesionisti si psikologu që t’ju ndihmon.

4. Kur të kërkoj ndihmë?

Kur-të-kërkoj-ndihmë

Nëse keni marramendje rregullisht, ose e keni për shkak të një gjendjeje shëndetësore si presioni i ulët i gjakut, anemia ose një çrregullim vestibular, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut. 

Gjithashtu nëse:

  • Jeni të shqetësuar se mos bini ose lëndoni veten.
  • Jeni të shqetësuar për të tërhequr vëmendjen tek vetja duke rënë.
  • Jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj dhe për atë që po ndodh me trupin tuaj.
  • Përjetoni marramendje të rënda dhe kronike.

Nëse nuk keni marrë mbështetje mjekësore, rekomandohet që ta bëni këtë. 

Mos harroni se ju mund të kërkoni ndihmë mjekësore për shëndetin mendor dhe shëndetin tuaj në këto raste. Trajtimi për ankthin sot është shumë efektiv dhe gjerësisht i disponueshëm. 

Konkluzion

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë më shumë gjasa të përjetojnë marramendje

Qëndrimi aktiv, gjetja e mënyrave për të qetësuar frymëmarrjen, të folurit për ankthet tuaja  mund të ofrojnë lehtësim nga marramendja e shkaktuar nga ankthi.

Trajtimi i ankthit shpesh ndihmon. Shumica e ndërhyrjeve për ankthin përfshijnë këshillimin psikologjik, terapi kognitive dhe të sjelljes dhe mjekim.

The post Marramendja e shkaktuar nga ankthi dhe trajtimi appeared first on Psikologu online.

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online