Mblidhet KQZ-ja, do të vendosë për rinumërimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbajnë mbledhjen e radhës. Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje pritet që të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.14, 15 dhe 16/2025. Pika tre e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për hapjen e të gjitha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbajnë mbledhjen e radhës.
Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje pritet që të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.14, 15 dhe 16/2025.
Pika tre e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ.
Raportohet se pritet të merret vendimi për rinumërimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme.
Sipas njoftimit, kjo është mbledhja e 17 e KQZ-së për vitin 2025.