Mediat irlandeze vlerësojnë Kosovën pas fitores në Prishtinë

Mediat irlandeze kanë raportuar për fitoren e Kosovës ndaj Irlandës në Prishtinë, duke vlerësuar paraqitjen e përfaqësueses kosovare në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve, përcjell albinfo.ch.
Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 83-të. Sulmuesi kosovar realizoi me kokë pas topit të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit.
“Independent” e ka përshkruar ndeshjen si një mbrëmje të vështirë për Irlandën, duke theksuar se Kosova krijoi më shumë raste dhe se rezultati mund të kishte qenë më i thellë.
“Një natë për t’u harruar për Irlandën me Vedat Muriqin që shënoi golin e vonshëm për t’ia siguruar pikët e plota nikoqirëve. Ishte më shumë se e merituar, Irlanda ishte me fat që nuk humbi me më shumë gola”, ka shkruar mediumi irlandez.
Edhe “Irish Times” ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës, duke theksuar se Irlanda u dominua nga përfaqësuesja kosovare, ndërsa rezultati 1-0 nuk pasqyroi plotësisht diferencën në paraqitje.
Pas kësaj fitoreje, Kosova do ta zhvillojë të dielën ndeshjen e radhës ndaj Austrisë./Albinfo.ch
The post Mediat irlandeze vlerësojnë Kosovën pas fitores në Prishtinë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



