Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, pritet të lirohet nga burgu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur gëzimin për lirimin e tij dhe pritjen për rikthimin në familje.

“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

Preniqi ishte arrestuar në gusht të vitit 2025, nga autoritetet serbe, derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

The post Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.