Mehmeti: ‘Reality Show’-et i kemi bërë të koduara, shkak fëmijët

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti, ka thënë se emisionet “reality show” nuk janë ndaluar me rregulloren e institucionet që ai e drejton. Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Mehmeti tha se rregullorja e KPM-së vetëm i obligon transmetuesit që të vendosin kod në mbrojtje të fëmijëve dhe […]

Mehmeti: ‘Reality Show’-et i kemi bërë të koduara, shkak fëmijët

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti, ka thënë se emisionet “reality show” nuk janë ndaluar me rregulloren e institucionet që ai e drejton.

Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Mehmeti tha se rregullorja e KPM-së vetëm i obligon transmetuesit që të vendosin kod në mbrojtje të fëmijëve dhe të kujdesen që gjuha e personazheve nëpër ato programe të jetë konform rregullores në fjalë.

“Në fakt, kjo është në kuadër të Rregullores për mbrojtjen e fëmijëve, e cila ka qenë në konsultim publik dhe palët kanë shpalosur mendimet e veta, shumë nga të cilat janë marrë parasysh. Përfundimisht në rregulloren tonë kemi vendosur një nen që parasheh se emisionet që janë të tipit ‘reality show’ të jenë të koduara. Kjo në mënyrë që të parandalohet qasja direkte e fëmijëve në programe të tilla dhe këtë e kemi bazuar edhe në praktikat e shteteve tjera”.

Ai tha se deri në këtë vendim kanë ardhur pas konsultimeve me shtete tjera evropiane dhe në praktikat e tyre.

“Kemi konsultuar edhe rregulloret e rregullatorëve evropianë, dhe varësisht nga vendet modelet që i kemi parë, kemi vendosur një masë të tillë. Përfundimisht, nuk i kemi ndaluar që televizionet tona të mos prodhojnë apo ritransmetojnë ato ‘reality show’ që vijnë nga shtete tjera, por që kushdo që prodhon edhe merr nga shtetet tjera, e ka për obligim që të vendosë vetëm një kod dhe të sigurohet që gjuha dhe sjellët e personazheve aty të jenë konform rregullores sonë me qëllim që të mbrohet publiku. Pra, përfundimisht nuk i kemi ndaluar, por kemi vendosur masa më strikte”, deklaroi Mehmeti.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Komisionit Pavarur Media Jeton Mehmeti Magazine Kosova Rregullores

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Komisionit Pavarur Media Jeton Mehmeti Magazine Kosova Rregullores

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online