Memli Krasniqi: Dimal Basha nuk e dinte se do të propozohej për ministër të Infrastrukturës
Albin Kurti befasoi duke propozuar Dimal Bashën për ministër në Ministrinë e Infrastrukturës. Sipas Memli Krasniqit, Basha nuk e dinte që do të propozohej për këtë pozitë. “Pyetja që është mirë ta bëni, është ta pyetni a e ka ditë që ia përmend emrin. Kur ia përmendi emrin, më duket se filloi ta pyste Albulena


Albin Kurti befasoi duke propozuar Dimal Bashën për ministër në Ministrinë e Infrastrukturës.
Sipas Memli Krasniqit, Basha nuk e dinte që do të propozohej për këtë pozitë.
“Pyetja që është mirë ta bëni, është ta pyetni a e ka ditë që ia përmend emrin. Kur ia përmendi emrin, më duket se filloi ta pyste Albulena Haxhiun pse jam a cka jam, pra s’jam i sigurtë që e dinte se do të propozohej në atë pozitë.
Ishte shpërfillja e radhës ndaj Kuvendit e Albin Kurtit. Qysh bre e qet kryetarin e Kuvendit me i thënë hajde bëhu ministër? Pse është Dimal Basha kryetar i Kuvendit”, tha Krasniqi, pas seancës sot.

