Meta uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Sado i pathyeshëm të duket Djalli, s’ka forcë që mund ta ndalë dritën

Welcome to Kosova Today

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen. Postimi […]

Meta uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Sado i pathyeshëm të duket Djalli, s’ka forcë që mund ta ndalë dritën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.

Postimi i plotë:

“KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!
Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!
Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.
Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë.
Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë!
NGA MOT GËZUAR PASHKËN!”, shkruan Meta në urimin e tij.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Presidenti Partis Liris Pashk Krishtit Djalli Postimi KRISHTI NGJALL Madhe Ngjallja Lutja PASHK

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Presidenti Partis Liris Pashk Krishtit Djalli Postimi KRISHTI NGJALL Madhe Ngjallja Lutja PASHK

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online