Milatoviç shkruan për përvjetorin e sulmeve të NATO’s, përmend “viktimat e bombardimeve”, jo edhe arsyen pse u intervenua
Presidenti i Mali të Zi, Jakov Milatoviç, ka shkruar për 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, por nuk e ka përmendur arsyen pse u intevenua. “Sot 26 vjet më parë, NATO nisi hombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë, pjesë e të cilës ishte edhe Mali i Zi atë kohë”, ka shkruar Milatovic. Ai
Presidenti i Mali të Zi, Jakov Milatoviç, ka shkruar për 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, por nuk e ka përmendur arsyen pse u intevenua.
“Sot 26 vjet më parë, NATO nisi hombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë, pjesë e të cilës ishte edhe Mali i Zi atë kohë”, ka shkruar Milatovic.
Ai ka përmendur viktimat e bombardimeve dhe ka thënë se është detyrë që të ruhet kujtimi i të gjitha viktimave të pafajshme të bombardimeve.
“Jetët e humbura dhe shkatërrimi nga lufta na kujtojnë se nuk ka alternativë ndaj politikës së paqes, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit dhe se një politikë e tillë është garancia e vetme e stabilitetit dhe prosperitetit për vendin dhe rajonin tonë. Është detyrimi ynë që të ruajmë kujtimin e të gjitha viktimave të pafajshme të bombardimeve, si ato në Murinë, por edhe të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët tanë, në mënyrë që përvojat tragjike të së kaluarës të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ai.