Ministri francez pas deklaratës së Trump: Zelensky është një hero, diktatori i vetëm është Putin
“Diktatori i vetëm në këtë luftë është Putin. Zelensky është një hero”, tha ministri francez përgjegjës për Evropën, Benjamin Haddad, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është një “diktator pa zgjedhje”. Haddad konfirmoi gjithashtu se Emmanuel Macron do të vizitojë Shtetet [...]Read More...

“Diktatori i vetëm në këtë luftë është Putin. Zelensky është një hero”, tha ministri francez përgjegjës për Evropën, Benjamin Haddad, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është një “diktator pa zgjedhje”.
Haddad konfirmoi gjithashtu se Emmanuel Macron do të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
“Macron do të mbajë zërin e evropianëve dhe të thotë se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ta”, u shpreh Haddad, i cili shtoi se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët.
Ministri tha gjithashtu se mbështetja e Evropës për Ukrainën është “më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara”./abcnews.al