Ministri izraelit: Trupat tona mbesin në Gazë, Liban e Siri për kohë të pacaktuar

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të mërkurën se trupat ushtarake izraelite do të vazhdojnë të qëndrojnë në të ashtuquajturat zona të sigurisë në Rripin e Gazës, Liban e Siri për një kohë të pacaktuar. E këto deklarata po vlerësohen se mund të komplikojnë më tutje bisedimet me grupin militant palestinez, Hamas, rreth [...]Read More...

Ministri izraelit: Trupat tona mbesin në Gazë, Liban e Siri për kohë të pacaktuar

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të mërkurën se trupat ushtarake izraelite do të vazhdojnë të qëndrojnë në të ashtuquajturat zona të sigurisë në Rripin e Gazës, Liban e Siri për një kohë të pacaktuar. E këto deklarata po vlerësohen se mund të komplikojnë më tutje bisedimet me grupin militant palestinez, Hamas, rreth një armëpushimi të ri dhe lirimit të pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, sulmet izraelite në Gazë kanë lënë të vdekur 22 persona, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Forcat e Izraelit kanë vendosur nën kontroll më shumë se gjysmën e Gazës gjatë fushës së re ushtarake që ka për qëllim t’i bëjë presion Hamasit deri në lirimin e pengjeve, raporton AP.

“Për dallim nga e kaluara, ushtria e Izraelit nuk po evakuohet nga zonat që janë pastruar dhe pushtuar. Ushtria do të vazhdojë të qëndrojë në zonat e sigurisë si një tampon midis armikut dhe komuniteteve (izraelite) në çdo situatë të përkohshme apo të përhershme në Gaza, Liban dhe Siri”, ka njoftuar Katz.