Ministri Krasniqi sqaron çështjen e Grantit të Performancës Komunale

Welcome to Kosova Today

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë një përgjigje në reagimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, duke sqaruar çështjen e Grantit të Performancës Komunale. Në Facebook, Krasniqi theksoi se Granti në fjalë kishte qenë i anuluar prej kohe nga ministri i qeverisë së kaluar, Goran Rakiq, […]

Ministri Krasniqi sqaron çështjen e Grantit të Performancës Komunale

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë një përgjigje në reagimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, duke sqaruar çështjen e Grantit të Performancës Komunale.

Në Facebook, Krasniqi theksoi se Granti në fjalë kishte qenë i anuluar prej kohe nga ministri i qeverisë së kaluar, Goran Rakiq, i cili më datë 25 shtator 2020, i kishte njoftuar ambasadat dhe donatorët për ndërprerjen e tij.

Krasniqi shtoi se vendimi për të përmbushur një nevojë kaq të rëndësishme për komunat u mor nga Qeveria Kurti, e cila më datë 28 korrik 2021 e ka votuar koncept dokumentin për Ligjin për Performancën Komunale dhe Gratin e Përformancës Komunale, të cilin më pas e kishte miratuar në mbledhje të qeverisë me 10 dhjetor 2021, dhe përfundimisht votuar në parlament më 21 korrik 2022.

“Me vendimet e marra, fondet janë rritur masivisht nga 2 milionë në 8 milionë euro, duke treguar një mbështetje të fortë nga qeveria për të institucionalizuar grantin me ligj, në ndryshim me politikat e qeverisjes së mëparshme ku fondet nuk ishin të mjaftueshme,” tha Krasniqi.

Ai gjithashtu nënvizoi mënyrën sesi janë shpenzuar fondet, me një akuzë të drejtpërdrejtë për keqpërdorime nga kompanitë e lidhura me Radoiçiq gjatë udhëheqjes së LDK-së në MAPL.

Duke iu referuar direkt deputetit Hoti, ministri u shpreh se në MAPL nuk bëhet fjalë për kontrata njëburimore por për subvencione që synojnë mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve në nevojë, proces për të cilin nuk kërkohet procedura e prokurimit.

Krasniqi krahasoi buxhetin e komunave në vitin 2021, që ishte 546.8 milionë euro, dhe atij të vitit 2024, që arrin në shifrën premtuese prej 742.3 milionë euro, duke nënvizuar se mbështetja e Qeverisë për komunat nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministri Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi Lidhjes Demokratike Kosov Avdullah Hykmete Bajrami Grantit Performanc Komunale Facebook Granti Goran Rakiq Qeveria Kurti Ligjin Gratin Radoi Qeveris

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministri Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi Lidhjes Demokratike Kosov Avdullah Hykmete Bajrami Grantit Performanc Komunale Facebook Granti Goran Rakiq Qeveria Kurti Ligjin Gratin Radoi Qeveris

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online