Ministri Rashiq dënon deklaratat gjenocidale të ministres serbe Paunoviq

Ministri Rashiq dënon deklaratat gjenocidale të ministres serbe Paunoviq

Ministri Rashiq dënon deklaratat e ministres serbe Paunoviq

Ministri në detyrë për Nenad Rashiq ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviq, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe nxitje të urrejtjes.

Sipas tij, është tronditës fakti që një zyrtare në një pozicion të tillë përdor një gjuhë të tillë, duke treguar se struktura politike në Beograd nuk ka ndryshuar qëllimisht qëndrimin e saj kundër Kosovës.

“Jam i shokuar si njeri kur e dëgjova atë që mund të thotë një zyrtare në një pozicion kaq të lartë. Kjo na dëshmon se kjo strukturë, e cila fatkeqësisht i ka uzurpuar institucionet në Beograd, duhet të ndryshojë sa më shpejt”, tha Nenad Rashiq.

Një ditë më parë, Kosova kishte shpallur person non grata ministres së Serbisë për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezana Paunoviq, pas deklaratave të saj në të cilat ajo pretendonte se do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998 nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Vendimi për shpalljen e non grata u mor nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e ndaloi hyrjen e Paunoviq në territorin e Kosovës dhe kalimin tranzit përmes saj.

Deklaratat e Paunoviq kanë shkaktuar reagime të gjera, duke u cilësuar si nxitje të urrejtjes dhe rikthim të retorikës së viteve të luftës. Rashiq theksoi se qasja e udhëheqjes serbe nuk ka ndryshuar, duke përmendur se aktorë të tillë si presidenti Aleksandër Vuçiq dhe ministri Ivica Daçiq kanë qenë në pushtet për dekada.

“Aktorë në estabilishmentin politik janë të njëjtët, duke përfshirë presidentin Vuçiq dhe Ivica Daçiq, që janë aty për 35 vjet. Unë nuk pres dënim ose kritikë nga tyre. Përkundrazi, kjo na sjellë në këtë situatë që po konstatojmë: një diktaturë në Beograd. Ata duhet të ndryshohen sa më shpejt, sepse deklaratat e tyre dëmtojnë serbët e Kosovës”, shtoi Rashiq.

Me pak fjalë

Ministri kosovar Nenad Rashiq ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezana Paunoviq, duke i cilësuar ato si nxitje të urrejtjes. Kosova e ka shpallur Paunoviq person non grata pas pretendimeve të saj për spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998. Rashiq ka theksuar se struktura politike në Beograd nuk ka ndryshuar qëllimisht qëndrimin e saj kundër Kosovës.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.