Ministri Shasivari mori pjesë në shënimin solemn të Ditës së ANB-së

Ministri Shasivari mori pjesë në shënimin solemn të Ditës së ANB-së

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në shënimin solemn të Ditës së Agjencisë për Siguri Nacionale (ANB).
Me këtë rast, ministri Shasivari thekson rëndësinë e institucioneve profesionale dhe të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, si dhe nevojën që siguria të ndërtohet mbi ligjshmërinë, respektimin e të drejtave të njeriut, proporcionalitetin dhe mbikëqyrjen demokratike.
Siguria e shtetit dhe sundimi i ligjit janë dy shtylla të pandashme të një rendi demokratik dhe funksional.
Ministri Shasivari i uron të gjithë pjesëtarët e ANB-së për punën dhe angazhimin e tyre, duke u dëshiruar sukses në përmbushjen e misionit në interes të qytetarëve dhe shtetit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.