“Ramush Haradinaj është president për kohë të vështira”

“Ramush Haradinaj është president për kohë të vështira”

Analisti Dritëro Arifi tha se formimi i një qeverie të unitetit kombëtar ishte e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike në Kosovë.

Në “Info Magazine” të Klan Kosovës, Arifi tha se edhe largimi i qeverisë aktuale nuk do ta zgjidhte problemin.

Ai përmendi Ramush Haradinajn si një nga emrat që, sipas tij, mund të emërohet president i vendit, duke e cilësuar atë si “njeri të kohëve të vështira”.

Mendoj që parlamenti duhet edhe ta zgjidhë presidentin. Prandaj thashë Ramush Haradinaj është gjithmonë për kohë të vështira president, për kohë të buta sepse është i tillë, i kalitur.”, tha Arifi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.