Ministrja Bogujevci përgëzon Dokufestin në 25 vjetorin e tij

“Për 25 vjet me radhë, DokuFest e ka kthyer Prizrenin në kryeqendrën e filmit dokumentar. Një festival që është rritur bashkë me qytetin dhe që sot është ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend e më gjerë”. Kështu është shprehur ministrja ekulturës në detyrë, Saranda Bogujevci në një postim të saj në FB, duke përgëzuar festivalin në jubileun e tij të rëndësishëm, me rastin e hapjes së edicionit të këtij viti. “Edicioni jubilar nis me 104 filma në garë dhe një program që për nëntë ditë do ta mbushë Prizrenin me publik, autorë e mysafirë nga vende të ndryshme të botës. Urime ekipit të DokuFest për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe suksese për një tjetër edicion që do t’i japë edhe më shumë jetë qytetit”, përfundon postimi.
The post Ministrja Bogujevci përgëzon Dokufestin në 25 vjetorin e tij appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



