“Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur”, Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar popullit të Letonisë Ditën e Pavarësisë. Ajo përmes një postimi në X ka uruar edhe presidentin e këtij vendi Edgars Rinkēvičs. “Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve


Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar popullit të Letonisë Ditën e Pavarësisë.
Ajo përmes një postimi në X ka uruar edhe presidentin e këtij vendi Edgars Rinkēvičs.
“Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë dhe mezi presim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet në vijim”, shkruan ajo, transmeton Klankosova.tv.

