Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Raportohet se kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK’së, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli. Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka ndodhur një kanosje, derisa kanë shtuar se po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit. “Sot rreth orës 17:30 është pranuar

Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”
Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Raportohet se kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK’së, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka ndodhur një kanosje, derisa kanë shtuar se po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana. Raportohet se Meholli e ka fyer Idrizin me fjalët “pis, qen” dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”