Morina: Villa e Radoiçiqit u përdor për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet të ketë ende hulumtime

Welcome to Kosova Today

Ish-nënkoloneli i policisë, Refki Morina, ka përgëzuar institucionet në Kosovë, që sot kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, shtatorin e vitit të kaluar. Morina në emisionin “FIVE” ka thënë se villa e Radojçiqit dhe lokalet e tij […]

Morina: Villa e Radoiçiqit u përdor për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet të ketë ende hulumtime

Ish-nënkoloneli i policisë, Refki Morina, ka përgëzuar institucionet në Kosovë, që sot kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, shtatorin e vitit të kaluar.

Morina në emisionin “FIVE” ka thënë se villa e Radojçiqit dhe lokalet e tij janë përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën, duke kërkuar të bëhen ende hulumtime, pasi, siç thotë ai, nuk mund të përjashtohet mundësia se mund të ketë armatime të fshehura.

“I përgëzoj institucionet që kanë kontribuar në këtë aksion për sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave të Radojçiqit, në vazhdën e hetimeve në grumbullimin e fakteve, është edhe sekuestrimi i pasurisë, ajo nuk është vetëm villë, është më shumë se villë, ku dyshohet se janë trafikuar armë, drogë njerëz, daljen që e ka në ujë, e ka në Serbi, është përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet ende të hulumtohet se mund të ketë armatime të fshehura”, ka thënë Morina.

Sot, në një aksion në veriun e Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh në Banjskë.

Në këtë aksion asistente ishte policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Vila e Radoiçiqit gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – dy komuna të banuara me shumicë serbe.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Refki Morina Kosov Millan Radoi Serbe Policis Banjsk Radoj Serbi Agjencia Administrimin Pasurive Sekuestruara Konfiskuara Mitrovic Veriut Zubin Potokut Veton Elshani Prokuroria Ujmanit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Refki Morina Kosov Millan Radoi Serbe Policis Banjsk Radoj Serbi Agjencia Administrimin Pasurive Sekuestruara Konfiskuara Mitrovic Veriut Zubin Potokut Veton Elshani Prokuroria Ujmanit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online