Motra e Gjestit flet për marrëdhënien e tij me Eglin

Në një intervistë të fundit në “Big Brother VIP Fan Club”, motra e Gjestit, Blerina, ndau mendimet e saj mbi përvojën e vëllait të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. E pyetur nëse mendon që Egli po luan një lojë, Blerina u përgjigj: “Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.” Në […]

Motra e Gjestit flet për marrëdhënien e tij me Eglin

Në një intervistë të fundit në “Big Brother VIP Fan Club”, motra e Gjestit, Blerina, ndau mendimet e saj mbi përvojën e vëllait të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

E pyetur nëse mendon që Egli po luan një lojë, Blerina u përgjigj:

“Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.”

Në lidhje me mundësinë e një romance mes Eglit dhe Gjestit, ajo tha:

“Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë, shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.”

Debatet me banorët e tjerë

Kur u pyet për ndjenjat e familjes lidhur me debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin, Blerina shprehu:

“Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim; ka ndodhur.”

Këto komente vijnë pas disa situatave të tensionuara në shtëpi, ku Gjesti është përfshirë në debate me banorë të tjerë. Në një rast, Jozi e quajti Gjestin “budalla” dhe “peshë e lehtë” gjatë një debati.