Muaji prill në rajonin e Ferizajt: 141 aksidente me 82 të lënduar, rreth 6 mijë gjoba të shqiptuara

Muaji prill në rajonin e Ferizajt: 141 aksidente me 82 të lënduar, rreth 6 mijë gjoba të shqiptuara

Gjatë muajit prill 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 141 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre: Me lëndime 56 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 82 persona dhe me dëme materiale 85 aksidente

Policia e Ferizajt, ka njoftuar se për krahasim, gjatë muajit prill 2025 ishin raportuar gjithsej 154 aksidente.

“Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë muajit prill 2026 ka shënuar një zbritje prej – 8.4 %, krahasuar me muajin prill të vitit 2025”, thekson njoftimi.

“Gjithashtu, gjatë muajit prill 2026, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5 mijë e 916 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 139 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit, ndërsa krahasuar me muajin prill të vitit 2025, ishin shqiptuar 5.737 gjoba , apo + 3.1 %”, thuhet tutje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.