Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

Besojeni ose jo, sot (24 korrik) në lartësitë e Malit Sharr, mbi Kodrën e Diellit, kanë rënë reshje bore. Fenomeni i pazakontë vjen pas ndryshimit të menjëhershëm të motit, me temperatura të ulëta dhe reshje në zonat më të larta malore.
Reshjet e borës në fund të muajit korrik janë një dukuri shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit, duke e bërë pamjen e bardhë në majat e Sharrit edhe më të veçantë.
Sipas parashikimeve, moti i ftohtë dhe i paqëndrueshëm në lartësi ka favorizuar shfaqjen e këtij fenomeni.
The post Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



