Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se përkundër gatishmërisë së deputetit Elbert Krasniqi për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit nuk mund ta bëjë Qeverinë. Muharremi ka thënë se nga 48 mandate të VV-së dhe shtatë të pakicave joserbe, pamundësojnë formimin e qeverisë së re. Postimi i plotë i tij: Edhe një deputet sot

Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se përkundër gatishmërisë së deputetit Elbert Krasniqi për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit nuk mund ta bëjë Qeverinë.

Muharremi ka thënë se nga 48 mandate të VV-së dhe shtatë të pakicave joserbe, pamundësojnë formimin e qeverisë së re.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një deputet sot, Elbert Krasniqi, e konfirmoj sot përkrahjen për LVV. Nuk është diçka e re. E pyeta një mik me konfirmu sa vota tash gjithsejt janë të LVV-së për me formu qeverinë. Sa po kuptoj, tash LVV i ka konfirmu 7 mandate të pakicave joserbe që bashkëpununojnë për një qeveri të LVV-së. 48 mandate LVV + 7 pakicat joserbe = 55 mandate/vota. Gjithashtu edhe Nenad Rashiq 1, po bëhen 56 mandate të konfirmuara.

Ende po mungojnë 5 vota në Kuvend për një qeveri të LVV-së. Hajde po supozojmë që edhe 3 mandate të pakicave joserbe e votojnë. Numri po shkon në 59 mandate. Dmth nuk po mjafton me formu qeverinë. Ose duhet me i ‘kontrabandu’ dy mandate nga opozita (apo NISMA) ose me bashkëpunu me partitë tjera me kriju institucionet dhe qeveri stabile.

Deri tash, askush nuk i ka votat me kriju qeverinë. E nëse LVV dëshiron me formu me Nisma qeverinë, nuk është ilegale as kjo.