Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar

Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar
Shkrimtarja dhe profesoresha shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, vazhdon të spikasë si një nga zërat më të rëndësishëm në fushën e teorisë politike dhe filozofisë bashkëkohore, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, ajo ka mbajtur një leksion presidencial në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) në Vjenë, ku njëkohësisht u nderua me një çmim në shenjë vlerësimi, në kuadër të 35-vjetorit të këtij institucioni prestigjioz.
Lea Ypi
Lea Ypi është autore e librave dhe eseve të përkthyera në më shumë se 35 gjuhë, ndërsa punimet e saj kanë marrë vlerësime të gjera në arenën akademike ndërkombëtare.
E lindur në Shqipëri, ajo është profesoreshë e Teorisë Politike në London School of Economics and Political Science (LSE), si dhe anëtare e Akademisë Britanike dhe Akademisë Evropiane.
Libri i saj “Free” (i botuar në Francë me titullin “Enfin libre”) është kthyer në bestseller ndërkombëtar dhe ka sjellë vëmendje të madhe për rrëfimin e saj mbi tranzicionin dhe lirinë. Ndërkohë, në veprën e saj më të fundit “Të poshtëruar”, Ypi trajton tema të thella mbi drejtësinë dhe integritetin moral, duke i ndërlidhur ato me historinë familjare dhe përvojën personale.
Me këtë vlerësim në Vjenë, Lea Ypi konfirmon edhe një herë rolin e saj si një prej figurave më të spikatura shqiptare në botën akademike ndërkombëtare./Albinfo.ch
Lea Ypi
The post Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit:albinfo.ch
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëll



