Ndërpritet qarkullimi hekurudhor në linjën Lozanë–Gjenevë, vonesa dhe anulime të shumta të trenave

Ndërpritet qarkullimi hekurudhor në linjën Lozanë–Gjenevë, vonesa dhe anulime të shumta të trenave

Qarkullimi hekurudhor në linjën Lozanë–Gjenevë është ndërprerë rëndë të martën në mbrëmje, njoftuan Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB).

Sipas njoftimit të publikuar nga SBB, qarkullimi i trenave është pezulluar në segmentin ndërmjet Glandit dhe Coppet, pasi një person është goditur nga treni.

Ndërprerja pritet të zgjasë të paktën deri në orën 22:00, ndërsa udhëtarët duhet të llogarisin vonesa dhe anulime të shumta.

Problemi ka prekur linjat EC, IC1, IR15, IR57, IR90, IR95 dhe RE33.

Për të siguruar transportin e udhëtarëve, janë vënë në dispozicion autobusë zëvendësues në relacionin Coppet–Nyon. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë pritje dhe vonesa.

Sipas njoftimit të SBB-së, në stacionin e Nyonit udhëtarët nuk kishin mundësi të vazhdonin udhëtimin drejt Lozanës apo Gjenevës.

Hekurudhat Federale Zvicerane po përditësojnë vazhdimisht informacionet lidhur me situatën në faqen e tyre zyrtare.

The post Ndërpritet qarkullimi hekurudhor në linjën Lozanë–Gjenevë, vonesa dhe anulime të shumta të trenave appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.