“Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë”, tha Ahmeti nga Tearca
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë sërish thirrje – të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit. Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar. “E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj […] The post “Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë”, tha Ahmeti nga Tearca appeared first on InfoShqip.com.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë sërish thirrje – të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit. Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar.
“E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë. Ne luftojmë që të hiqen kufijtë mes shteteve, si e keqja e madhe e njerëzimit dhe ajo e keqe le të hidhet pas krahëve. Mos të na përsëritet ngjarje e histori që me gjak e me sakrifica të mëdha i kemi paguar, por bashkë t’i heqim këto të këqija që i kanë ndodhur rajonit dhe Ballkanit. Të hiqen kufijtë. Të jetojnë njerëzit pa kufij. Të lirë!”, tha Ahmeti.
The post “Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë”, tha Ahmeti nga Tearca appeared first on