Nga ‘hajvana’ te ‘atmosfera e intoksikuar’: Opozita i kujton Kurtit se ishte ai që “s’la askënd pa fyer e përbuzur”

Që në nisje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nisi një strategji brutale, ku çdo fjalim i tij në fushatat zgjedhore ishte i mbushur me agresivitet, përçarje dhe arrogancë që nuk kursente askënd. Rreth 10 muaj më vonë, Kurti u ankua për atë që ai e quajti “intoksikim

Nga ‘hajvana’ te ‘atmosfera e intoksikuar’: Opozita i kujton Kurtit se ishte ai që “s’la askënd pa fyer e përbuzur”
Nga ‘hajvana’ te ‘atmosfera e intoksikuar’: Opozita i kujton Kurtit se ishte ai që “s’la askënd pa fyer e përbuzur”

Nga ‘hajvana’ te ‘atmosfera e intoksikuar’: Opozita i kujton Kurtit se ishte ai që “s’la askënd pa fyer e përbuzur”

Që në nisje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nisi një strategji brutale, ku çdo fjalim i tij në fushatat zgjedhore ishte i mbushur me agresivitet, përçarje dhe arrogancë që nuk kursente askënd. Rreth 10 muaj më vonë, Kurti u ankua për atë që ai e quajti “intoksikim i atmosferës” politike në Kosovë – e që, sipas opozitës, është fryt i kulturës politike që vetë ai e kultivoi.

I pyetur në Londër nëse i ka numrat për të formuar qeverinë brenda afatit kushtetues, Kurti shfaqi pesimizëm, duke ia atribuar ngërçin pikërisht ‘intoksinimit të atmosferës.

“Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.

Pasi humbi rreth 10% të elektoratit më 9 shkurti, Kurti shpërtheu me fyerje të ulëta ndaj opozitës, duke i quajtur “hajvana” dhe se “ka kaluar koha e hajvanatit”.

“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.

Rreth deklaratës së Kurtit në Londër, reagoi nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, e cila e përshkroi kreun e VV-së si “njeriun që nuk la pa fyer e përbuzur askënd, pa asnjë kod”, duke e akuzuar për abuzim të institucioneve shtetërore për nevoja partiake.

“Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje. Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit. Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.

E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë. Jo A.K. Ti nuk kërkon marrëveshje, as kompromis. Ti kërkon nënshtrim. Por ky popull nuk është e nuk do të jetë kurrë popull që nënshtrohet.”

Përmes ironizimit, reagoi edhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Berat Rukiqi, duke shkruar: “Nëse ekziston sinonimi i toksicitetit në politikë, ai është Albin Kurti.”