Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi ka zbuluar detaje të reja nga takimi që ajo dhe kolegët e saj, Rasim Demiri dhe Duda Balje, kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Rexhepi ka treguar se në qendër të diskutimit ka qenë ideja për krijimin e një komune të re me shumicë boshnjake dhe se

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake
Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi ka zbuluar detaje të reja nga takimi që ajo dhe kolegët e saj, Rasim Demiri dhe Duda Balje, kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Rexhepi ka treguar se në qendër të diskutimit ka qenë ideja për krijimin e një komune të re me shumicë boshnjake dhe se Kurti nuk ka qenë kundër decentralizimit.

“Ne kemi qenë tre deputetë në takim unë, Rasim Demiri dhe Duda Balje. Edhe kemi fol për një hapësirë e re, për një decentralizim ose komunë të re. Të tre kemi qenë atje, kemi fol për kushtet, për kriteret e Ministrisë së Pushtetit Lokal. (Kurti) nuk ka qenë kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake), veç tha duhet me fol, me shiku, tha jam pro decentralizimit të qyteteve të mëdha”, ka thënë Rexhepi.