Nga SHBA, në krahët e Europës/ Zelensky në Londër, takon kryeministrin Starmer
Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky nga Washingtoni mbërriti këtë të Shtunë në Londër për tu takuar me Kryeministrin Britanik Keir Starmer për të diskutuar të ardhmen e luftës në Europën Lindore por mbi të gjitha për mbështetjen ushtarake të Londrës ndaj Kievit Zyrtar. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për Ukrainën pasi e gjithë Europa [...]Read More...

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky nga Washingtoni mbërriti këtë të Shtunë në Londër për tu takuar me Kryeministrin Britanik Keir Starmer për të diskutuar të ardhmen e luftës në Europën Lindore por mbi të gjitha për mbështetjen ushtarake të Londrës ndaj Kievit Zyrtar. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për Ukrainën pasi e gjithë Europa pritet të mblidhet Londër këtë të dielë në një samit për të ardhmen e Kievit. Ky samit I planifikuar më parë vjen pasi Kreu i Shtetit Ukrainas Volodymir Zelensky u përzu nga Shtëpia e Bardhe nga Donald Trump me të cilin pati një takim të tensionuar. Teksa Trump e përzuri nga Amerika, Europa i tregoi Presidentit Ukrainas se mbështetja e tyre për të do të mbetej e palëkundur.
Në mesin e reagimeve të shumta mbi atë se çfarë ndodhi një ditë më parë në Ëashington, pati një reagim edhe nga Sekretari I Përgjthshëm i NATO-s Mark Rute i cili tha se marrëdhëniet mes Trump dhe Zelenskyt duhet të rregullohen sa më parë. Kreu i Aleancës Veri Atlantike tha se Donald Trump synon të arrijë një paqe të drejtë dhe se ai po punon për diçka të tillë.
“Është një fatkeqësi ajo çfarë ndodhi në Ëashington. Kam folur me Zelenskyn në telefon dhe i kam thënë atij se Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Ukraina duhet të qëndrojnë së bashku për një paqe të qëndrueshme. I thashë Zelenskyt se Ukraina nuk do të ishte askund pa mbështetjen Amerikane. Ne të gjithë duhet të njohim përpjekjet reale që Donald Trump po bën për këtë paqe. Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrdhëniet e tij me presidentin Amerikan dhe ekipin e lartë udhëheqës të tij. SHBA duan të sjellin paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Kur të arrihet kjo marrëveshje paqeje, është e rëndësishme që vendet europiane të ndihmojnë me vendosjen në vend të garancive të sigurisë. Duhet të sigurohen që nëpërmjet këtyre garancive, paqja e Ukrainës të mos sfidohet më nga Rusët.”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se kërkesa e Donald Trump që Perëndimi dhe Kanadaja të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtes është një kërkesë e drejtë. Përvec takimeve me Liderët Europian dhe Kreun e NATO-s, Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky pritet të takohet të dielën edhe me mbretin Karl.
/ abcnews.al