Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë

“R&R rent-a-car” ofron shërbime të makinave me qira, me çmime të volitshme. Ky biznes u hap së fundmi në Prishtinë, nga biznesmenët shqiptarë që jetojnë në Cyrih, Zvicër. Të njëjtën do ta hapin shumë shpejt edhe në Cyrih. The post Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë appeared first on Albinfo.

Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë

Nevoja për të pasur një makinë sapo të arrinin në Prishtinë, bëri që t´iu lindë ideja për të hapur një biznes të përbashkët. Ata para disa muajsh hapen kompaninë e tyre që ofron shërbime të makinave me qira dhe sot kanë në dispozicion 45 të tilla.

“Zyra jonë gjendet në aeroport, aty kemi në dispozicion tashmë 45 vetura të kategorive të ndryshme”, ka thënë menaxheri i kësaj kompanie Gzim Emini për albinfo.ch.

Nga Zvicra në Kosovë për të hapur biznes

Zhvillimi i një biznesi në Kosovë në krahasim me Zvicrën ka dallime thelbësore, sipas menaxherit, Gzim Emini. Ai thotë se në Zvicër gjithçka ecën më shpejtë në aspektin e procedurave.

“Duke qenë se kemi një sfond të fortë biznesi në Zvicër, ne kemi pritshmëri të larta për standardet e shërbimit, kështu që përpiqemi tu ofrojmë klientëve në Kosovë një përvojë të nivelit zviceran, duke u fokusuar tek cilësia dhe ekstravaganca e shërbimit. Kjo është një mënyrë për të sjellë një përvojë të veçantë për klientët në Kosovë dhe për të dalluar biznesin tonë. Përvoja jonë në Zvicër ka ndikuar dukshëm në mënyrën se si menaxhojmë biznesin në Kosovë, por ka edhe sfida. Në Zvicër jemi mësuar që gjithçka të kryhet me përpikëri dhe sipas afateve të përcaktuara, ndërsa në Kosovë shpesh ballafaqohemi me qasjen e zakonshme “nuk ka dert,” ku ndonjëherë gjërat shtyhen për të nesërmen ose më vonë. Kjo është një sfidë për ne, sepse besojmë se klienti duhet të marrë shërbimin në kohë”, thotë tutje Emini.

Çka e dallon “R&R rent-a-car” nga bizneset e tjera të këtij lloji

Duke u nisur nga fakti se janë vetë pjesë e diasporës, Refki Shala ka thënë se kjo më së miri tregon dallimin me bizneset e tjera konkurrente. Sipas tij, ata i dinë më së miri dëshirat dhe nevojat që kanë mërgimtarët kur vijnë në Kosovë. Prandaj, ka thënë ai, ata ofrojnë vetura të kategorive të ndryshme, dhe mundohen që të përmirësojnë efikasitetin në shërbim.

“Ne jemi vet nga diaspora dhe e dimë se cilat janë kërkesat nga atje. Ne kemi vetura për këdo që i nevojitet një e tillë, duke filluar nga kategori më të ulëta, deri te ato më të larta, varësisht se çka i duhet klientit dhe sa dëshiron të shpenzojë”, ka thënë Emini.

Tutje, ai ka thënë se biznesi i tyre është pritur mjaft mirë, si nga klientët lokalë ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

“Ndjejmë një mbështetje të madhe dhe mirënjohje për besimin që na kanë dhënë. Falë klientëve tanë, të cilët i vlerësojmë dhe i falënderojmë, makina tona janë vazhdimisht në lëvizje dhe shumë rrallë mbeten të parkuara. Për ne është kënaqësi e madhe që t’i shohim nëpër rrugët e Kosovës dhe të rajonit, gjë që dëshmon për besueshmërinë dhe suksesin e shërbimeve tona”, ka shtuar ai.

Planet për të ardhmen

“Kush ka ndalur së përmirësuari, ka pushuar së qeni i mirë”, ka thënë Emini, teksa tregonte për përkushtimin në përmirësim dhe inovacion të shërbimeve.

“Çdo sugjerim nga klientët analizohet me kujdes, dhe nëse përputhet me qëllimet tona, implementohet. Procesi i të mësuarit është i vazhdueshëm, dhe çdo përvojë e re e pasuron më tej shërbimin tonë. Kemi plane të mëdha për të ardhmen dhe presim që këto përmirësime të kenë një ndikim të dukshëm për klientët tanë në Kosovë dhe në Zvicër”, ka thënë ai.

Ndërsa, për planet e zgjerimit të biznesit jashtë Kosovës, Emini është shprehur pozitiv nëse do të ketë një kërkesë të tillë nga klientët.

 “Duhet si fillim të stabilizohemi në tregun kosovar, ta kemi besimin nga klientët. Pastaj, nëse ka kërkesë, edhe mund të zgjerohemi në rajon, në Maqedoni dhe Shqipëri”, ka thënë ai.

Ata i inkurajojnë të gjithë që duan të hapin këtë lloj biznesi, të marrin guximin dhe me vendosmëri të vazhdojnë në këtë rrugë. Sepse, sipas tyre, për secilin ka hapësirë në këtë treg.

Për t´u informuar rreth veturave që “R&R rent-a-car” ofron, mund të vizitoni faqen: ose mund të njoftoheni për së afërmi duke vizituar zyrën e tyre tek Aeroporti i Prishtinë “Adem Jashari”.

The post Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë appeared first on Albinfo.