Një trend në TikTok, rrezik që udhëtarët të humbasin fluturimet

“Teoria e aeroportit”, siç po quhet në rrjetin social TikTok, po i sfidon njerëzit që arrijnë në aeroport shumë herët. Ky trend po i shtyn këta njerëz që të mos shkojnë herët në aeroport, por vetëm 15 deri 20 minuta para terminit të nisjes së aeroplanit. Sfida është që nëse keni bërë “check-in” në mënyrë […] The post Një trend në TikTok, rrezik që udhëtarët të humbasin fluturimet appeared first on Albinfo.

Një trend në TikTok, rrezik që udhëtarët të humbasin fluturimet

“Teoria e aeroportit”, siç po quhet në rrjetin social TikTok, po i sfidon njerëzit që arrijnë në aeroport shumë herët. Ky trend po i shtyn këta njerëz që të mos shkojnë herët në aeroport, por vetëm 15 deri 20 minuta para terminit të nisjes së aeroplanit.

Sfida është që nëse keni bërë “check-in” në mënyrë elektronike dhe udhëtoni vetëm me bagazh dore, “mund të kaloni lehtësisht sigurinë dhe të shkoni drejt portës, pikërisht në kohë për të kapur fluturimin”.

Teoria e aeroportit është “për të kuptuar nëse vërtet është e nevojshme të arrish në aeroport brenda një periudhe të caktuar kohore për të kapur fluturimin”, ka thënë Betsy Grunch, një neurokirurge me 2.4 milionë ndjekës në TikTok.

Disa influencerë me miliona ndjekës në këtë rrjet social kanë kaluar “teorinë e aeroportit” me sukses duke kaluar të gjitha procedurat për vetëm pak minuta.

Por kjo teori nuk rekomandohet për ata persona që jetojnë në zona metropolitane me aeroporte të ngarkuara.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, që ishte i gjashti më i ngarkuari në vitin 2023, thonë se pritja tradicionale prej 2-3 orësh në aeroport është për shkak që udhëtari të mbërrijë fluturimin edhe pse mund të ndodhin të papritura si “moti i keq apo mosfunksionimi i trenave”, raporton CNN, përcjell albinfo.ch.

 

 

 

The post Një trend në TikTok, rrezik që udhëtarët të humbasin fluturimet appeared first on Albinfo.