Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë

Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë The post Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë appeared first on Albinfo.

Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë

Pas shumë vitesh jetesë në Zvicër, një familje shqiptare nga Kosova është kthyer për të jetuar në fshatin Henc, afër Sllatinës, transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për familjen Sllamniku, nga e cila janë shprehur se ka qenë ëndërr e kamotshme e tyre për t’u kthyer në Kosovë.

Qendresa, bashkë me burrin e saj Liridon Sllamniku dhe fëmijët e tyre po ja dalin mirë të jetojnë edhe në Kosovë me bizniset e tyre.

Qendresa tregon se disa vite më parë e kishte në mendje kthimin në Kosovë dhe investimin në profesioni e saj.

Ajo bashkë me familjen e saj vendosën për t’u kthyer nga Gjeneva në fshatin Henc të Kosovës.

Ajo ka studiuar në universitetin “Ouvrière de Genève”, ka marrur disa diploma dhe  trajnime të njohura nga Federata Zvicerane, ka përvojë 14 vjet punë në farmaci dhe 10 vjet në estetik.

Ajo ka një kohë që ka hapur Institutin  “Swiss AestheticTraining” dhe shprehet se është shumë e kënaqur me punën dhe jetesën në Kosovë. /Albinfo.ch

The post Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë appeared first on Albinfo.