Njohësi i ekonomisë: Shtrenjtimi i rrymës i godet qytetarët me paga të ulëta
Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë, ka theksuar se një rritje e mundshme e çmimit të energjisë elektrike për 35% do të ndikonte në jetesën e qytetarëve dhe do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në produktet esenciale. ‘’Sigurisht që nëse ndodhë rritja e çmimit të rrymës për 35%, ashtu siç është paralajmëruar automatikisht do të ndikoj

Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë, ka theksuar se një rritje e mundshme e çmimit të energjisë elektrike për 35% do të ndikonte në jetesën e qytetarëve dhe do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në produktet esenciale.
‘’Sigurisht që nëse ndodhë rritja e çmimit të rrymës për 35%, ashtu siç është paralajmëruar automatikisht do të ndikoj edhe tek zinxhiri furnizues, pra artikujt jetësor bazik, pa të cilët nuk mund të jetojë një individ ‘’, deklaroi për FrontOnline Bellaqa.
Bellaqa e ka konsideruar këtë rritje si një goditje të rëndë për ekonominë e familjeve, duke e lidhur atë me inflacionin që po rritet çdo ditë. Ai ka shtuar se kjo rritje çmimesh do të ishte e papërballueshme për shumë qytetarë, veçanërisht ata me paga të ulëta, si pensionistët dhe kategoritë sociale.