Njohësi politik: Deklarata e Grenellit do të ketë ndikim në zgjedhjet e 9 shkurtit

Njohësi politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar deklaratën e Richard Grenellit, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të politikës së jashtme amerikane dhe të raporteve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se qëndrimi i Grenellit nuk është një befasi, pasi është në përputhje me trashëgiminë e administratës Trump dhe politikën e

Njohësi politik: Deklarata e Grenellit do të ketë ndikim në zgjedhjet e 9 shkurtit


Njohësi politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar deklaratën e Richard Grenellit, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të politikës së jashtme amerikane dhe të raporteve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se qëndrimi i Grenellit nuk është një befasi, pasi është në përputhje me trashëgiminë e administratës Trump dhe politikën e SHBA-ve ndaj Kosovës.

‘’Deklarata e Grenellit është absolutisht në përputhje me politikën e jashtme amerikane dhe me trashëgiminë e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrate e Trumpit kështu që nuk besoj se do të konsiderohej si befasi’’, tha Muhaxhiri për FrontOnline.

Muhaxhiri gjithashtu vuri në dukje se ndikimi i deklaratës së Grenellit në procesin zgjedhor është real, pasi në fushatë zgjedhore çdo faktor ka rëndësi dhe se populli kosovar ka një lidhje të fortë me SHBA-në. Ai shtoi se 9 shkurti do të tregojë se sa i fuqishëm mund të jetë ky ndikim, por gjithsesi mendon se deklarata e Grenellit do të ketë ndikim në zgjedhje.

‘’Sa i përket mundësisë së ndikimit në procesin  zgjedhor është e vërtetë që mund të ketë ndikim  sepse natyrisht që në fushate zgjedhore të gjitha këto elemente  kanë ndikim dhe populli Kosovar është ndër më pro-amerikanët, kështu që ka shume peshë politike për një lider, mirëpo gjithsesi 9 shkurti do ta dëshmojë se sa mund të ketë ndikim. Mendoj që edhe kjo deklaratë e zotit Grenell do të ketë ndikim në zgjedhje’’, përfundoi Muhaxhiri.