Nora Istrefi befason sërish fansat, ndërsa shfaqet me veshje tradicionale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një paraqitje të pazakontë, larg stilit të saj të përditshëm. E njohur për elegancën dhe dukjen moderne në çdo paraqitje publike apo skenike, kësaj here Nora ka zgjedhur të veshë një kostum tradicional shqiptar, duke sjellë një frymë autentike dhe kulturore […]

Nora Istrefi befason sërish fansat, ndërsa shfaqet me veshje tradicionale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një paraqitje të pazakontë, larg stilit të saj të përditshëm.

E njohur për elegancën dhe dukjen moderne në çdo paraqitje publike apo skenike, kësaj here Nora ka zgjedhur të veshë një kostum tradicional shqiptar, duke sjellë një frymë autentike dhe kulturore në profilin e saj.

Në fotografitë e publikuara së fundmi, Nora shfaqet me një veshje të bardhë tradicionale të zbukuruar me motive artizanale dhe elementë të arit që theksojnë trashëgiminë kulturore shqiptare.

 Foto: Nora Istrefi/Instagram

Veshja përfshin një jelek të punuar me detaje të imëta floriri, një brez të qëndisur dhe një fund të gjatë që i jep elegancë dhe hijeshi figurës së saj.

Ajo e ka kompletuar pamjen me aksesorë tradicionalë si monedhat e vendosura në ballë dhe vathët karakteristikë, duke krijuar një pamje të fuqishme dhe mbresëlënëse.

 Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ky stil ka shkaktuar reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar për respektin dhe promovimin e kulturës shqiptare. Për shumë prej ndjekësve të saj, kjo paraqitje është një rikthim emocionues te rrënjët dhe traditat.

Pavarësisht kësaj daljeje të veçantë, Nora vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë. Ajo po punon në projekte të reja muzikore, duke sjellë herë pas here këngë të reja që dëgjohen gjerësisht në trojet shqiptare dhe më gjerë.