Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë
Duket se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit. Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende […] The post Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë appeared first on Albinfo.

Duket se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit. Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende po vazhdon në shtatë të tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me me 40.80 për qind. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike me 17.63 për qind, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind.
The post Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë appeared first on Albinfo.