Oferta e tretë: Kurti e propozon Justina Shiroka Pulën për presidente

Oferta e tretë: Kurti e propozon Justina Shiroka Pulën për presidente

Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Partisë Demokratike të Kosovës ofertën e tretë për zgjedhjen e presidentit dhe kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës.

Në një konferencë për media, më pak se dy orë nga përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Kurti tha se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje do t’ia votojë fillimisht ndryshimet në lexim të dytë në ligjin për Specialen, nëse PDK zotohet se merr pjesë në votim për Shiroka Pulën.

Shiroka Pula ka qenë pjesëtare e PDK-së në të kaluarën.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 deputete e Kuvendit të Kosovës.

Vitin e kaluar, Shiroka Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.