Opozita: Kamuflazh me çmimin e rrymës, u shtrenjtua 100%, u lirua vetëm 8%

Welcome to Kosova Today

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e sotme, ka aprovuar tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët fundor që furnizohen në kushte të shërbimit universal. Sipas këtij vendimi të ZRrE-së, ulje të tarifave prej 8%  për konsumatorët familjar për bllokun me konsum mbi 800kWh dhe   ulje e tarifave prej 3% […]

Opozita: Kamuflazh me çmimin e rrymës, u shtrenjtua 100%, u lirua vetëm 8%

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e sotme, ka aprovuar tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët fundor që furnizohen në kushte të shërbimit universal.

Sipas këtij vendimi të ZRrE-së, ulje të tarifave prej 8%  për konsumatorët familjar për bllokun me konsum mbi 800kWh dhe   ulje e tarifave prej 3% për konsumatorët komercial dhe industrial.

Shala: E përshëndes vendimin, ndërhyrje e Qeverisë për zgjedhje

Për Ferat Shalën e PDK-së, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kjo ulje e tarifave së energjisë po bëhen në prag të zgjedhjeve dhe ky është një ndikimin i Qeverisë Kurti tek ZRrE-ja.

‘’E përshëndesim këtë vendim për ulje të çmimit në favor të qytetarit edhe pse ky vendim i prekë vetëm një pjesë të qytetarëve. Kjo është zbritje simbolike dhe po bëhet në prag të shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme dhe kjo është pjesë e ndikimit politik, për të krijuar një situate komplet të re. Fatkeqësisht kjo është ndërhyrje më e butë për faktin se kjo Qeveri nuk ka rezultate tjera’’, potencoj Shala për FrontOnline.

Ish-ministri Krasniqi për vendimin e ZRrE-së: I kamufluar, të kthehej çmimi i para një viti

Ndërkaq, për ish-ministrin e tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqin, ky vendim është më shumë kamoflazh se sa zbritje. Sipas tij, ky vendim do të ishte i mirë sikur çmimi do të kthehej siç ishte para një viti, por jo tash.

‘’Unë mendoj se kjo është një kamuflazh ndaj qytetarëve, sepse ngritja e çmimit pa asnjë arsye në 100% një vit më parë dhe pa asnjë studim duke i ngarkuar qytetarët në këtë krizë ekonomike është i pajustifikueshëm’’, thotë Krasniqi për FrontOnline.

Ish-ministri Krasniqi thotë se çmimi i energjisë elektrike po shkakton probleme ekzistenciale për qytetarët e Kosovës ‘’Duke pasur parasysh se me pagat momentale që kemi në Kosovë dhe ngritjen e të gjitha çmimeve, produkteve, plus kur e shton edhe çmimin e e rrymës këtu po shkakton probleme të mëdha’’ thekson ai.

FrontOnline për këtë vendim ka provuar të merr përgjigjie edhe nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e deputeti Pal Lekaj, por kanë qenë të paqasshëm/FrontOnline/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Bordi Rregullatorit Energji Sipas Shala Qeveris Ferat Komisionit Parlamentar Ekonomi Industri Tregti Kurti Fatkeq Qeveri FrontOnline Krasniqi Vesel Krasniqin Kosov Hykmete Bajrami Lekaj

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Bordi Rregullatorit Energji Sipas Shala Qeveris Ferat Komisionit Parlamentar Ekonomi Industri Tregti Kurti Fatkeq Qeveri FrontOnline Krasniqi Vesel Krasniqin Kosov Hykmete Bajrami Lekaj

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online