Osmani me mesazh të rëndësishëm për gratë: Kur jemi pranë njëra-tjetrës, gjithçka tejkalohet më lehtë
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ndau një mesazh të rëndësishëm për to. Ajo thotë se “Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim. Tutje, e para e vendit shton se për çdo grua dhe vajzë, 8 Marsi dhe çdo ditë e vitit është dita
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ndau një mesazh të rëndësishëm për to.
Ajo thotë se “Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim.
Tutje, e para e vendit shton se për çdo grua dhe vajzë, 8 Marsi dhe çdo ditë e vitit është dita për t’i realizuar ëndrrat dhe për të luftuar kundër pabarazisë.
“Secila prej nesh e dimë se pavarësisht se rruga drejt pozicionit që kemi sot nuk ka qenë e lehtë. Kudo që arrijmë e shohim që sfidat nuk përfundojnë, por kur jemi pranë njëra-tjetrës, kur ia ofrojmë dorën e përkrahjes njëra-tjetrës, gjithçka tejkalohet më lehtë”, tha Osmani.