Një lojtar i ri në përfaqësuesen e Zvicrës
Përfaqësuesja e Zvicrës fton futbollistin 25-vjeçar The post Një lojtar i ri në përfaqësuesen e Zvicrës appeared first on Albinfo.

“Mbeta i befasuar edhe vet. Mora një thirrje nga një numër që nuk e njihja dhe përnjëherë dikush fliste gjermanisht. Më tha që është Murat Yakin”, këto ishin fjalët e para të Isaac Schmidt, futbollistit 25-vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Schmidt ka luajtur vetëm 25 minuta në ligë, së fundi në dhjetor. Dhe tani është ftuar nga përfaqësuesja e Zvicrës në futboll.
“Mbeta i befasuar edhe vet. Mora një thirrje nga një numër që nuk e njihja dhe përnjëherë dikush fliste gjermanisht. Më tha që është Murat Yakin”, ka pranuar Schmidt, shkruan “Blick”.
Por pse një rezervist i vazhdueshëm bëri vend te Zvifra?
“Është një argument i rëndësishëm në favor të nominimit të Schmidit – profili i tij i veçantë që asnjë lojtar tjetër i Zvicrës nuk e ka. Schmidti mund të luajë në krahun e majtë apo të djathtë të mbrojtjes, në mbrojtjen me katër e pesë lojtarë. Miqësoret ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut i ofrojnë Yakinit mundësi të mirë për të vendosur nëse Schmidt mund të jetë opsion afatgjatë për mbrojtjen e Zvicrës”, shkruan “Blick”.
Ndonëse nuk po luan, ai thotë se stërvitjet në Leeds janë të ritmit shumë të lartë. Ai pritet ta fitojë rastin në njërën prej ndeshjeve.
The post Një lojtar i ri në përfaqësuesen e Zvicrës appeared first on Albinfo.