13 persona ndalohen për 48 orë, policia jep detaje shtesë rreth aksionit kundër kontrabandës me armë

Një aksion policor që kishte cak kontrabanduesit e armëve u zhvillua mëngjesin e sotëm në 21 lokacione. Lidhur me këtë operacion organet e rendit kanë dhënë detajet më të reja përmes një komunikate. Bastisjet u kryen nën udhëheqjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorisë Themelore

13 persona ndalohen për 48 orë, policia jep detaje shtesë rreth aksionit kundër kontrabandës me armë

Një aksion policor që kishte cak kontrabanduesit e armëve u zhvillua mëngjesin e sotëm në 21 lokacione.

Lidhur me këtë operacion organet e rendit kanë dhënë detajet më të reja përmes një komunikate.

Bastisjet u kryen nën udhëheqjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.

Me këtë rast, 16 persona janë shoqëruar në polici lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fotrolla për armë dhe 1 DVR.

“Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Lokacionet ku u zhvillua aksioni janë: Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.