Përfundon aksioni i Policisë në 21 lokacione të Mitrovicës: Arrestohen 16 persona

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera, përcjell albinfo.ch. Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar […] The post Përfundon aksioni i Policisë në 21 lokacione të Mitrovicës: Arrestohen 16 persona appeared first on Albinfo.

Përfundon aksioni i Policisë në 21 lokacione të Mitrovicës: Arrestohen 16 persona

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera, përcjell albinfo.ch.

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 16 persona.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion u zhvillua nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar.

The post Përfundon aksioni i Policisë në 21 lokacione të Mitrovicës: Arrestohen 16 persona appeared first on Albinfo.