Panik në Rusi, godasin dronët!/ Krisafi: Populli rus po i beson narrativës së pushtetit, kundër Ukrainës
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha për ‘360 gradë’ se populli rus çdo ditë e më shumë është kundër Ukrainës. Në fjalën e tij, Krisafi tha se populli po i beson akoma më shumë narrativës së ardhur nga pushteti dhe se goditjet e Ukrainës me rreze të vogël veprimi janë shqetësuese për ta. “Nuk [...]Read More...

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha për ‘360 gradë’ se populli rus çdo ditë e më shumë është kundër Ukrainës.
Në fjalën e tij, Krisafi tha se populli po i beson akoma më shumë narrativës së ardhur nga pushteti dhe se goditjet e Ukrainës me rreze të vogël veprimi janë shqetësuese për ta.
“Nuk janë elitat që lekujdojnë kreun, është kreu që lekujdon elitat. Shteti në 25 vitet e fundit është ndërtuar në një mënyrë të tillë. Putin sakrificat që ka bërë për luftën në Ukrainë, nuk po ndihen në popullsinë ruse. Sa më shumë Ukraina godet me dronë brenda Rusisë, aq më shumë do të jetë populli rus pro luftës.
Mentaliteti rus është se Ukraina është një hapësirë e shenjtë për rusët dhe ka justifikim. Në Afganistan nuk kishin interes të drejtpërdrejtë populli rus, me Ukrainë është ndryshe. Kjo e goditjes do vlente në Moskë nëse do vijonin goditje me rreze të gjatë. Goditjet e Ukrainës janë të vogla dhe shqetësuese, dhe populli rus po i kthehet kundër Ukrainës dhe po beson narrativën nga pushteti. “ / abcnews.al