Papa mund të tërhiqet/ Vatikani: E merr vendimin nëse shëndeti i tij rëndohet
Papa Françesku mund të japë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet. Ishte Kardinali Gianfranco Ravasi, ish kreu i departamentit të çështjeve kulturore në Vatikan që tha dicka të tillë pasi Ati i Shenjtë është shtruar në spital prej më shumë se një jave për shkak të pneumonisë që ka prekur të dyja anët e mushkërisë [...]Read More...

Papa Françesku mund të japë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet.
Ishte Kardinali Gianfranco Ravasi, ish kreu i departamentit të çështjeve kulturore në Vatikan që tha dicka të tillë pasi Ati i Shenjtë është shtruar në spital prej më shumë se një jave për shkak të pneumonisë që ka prekur të dyja anët e mushkërisë së tij.
Kardinali Ravasi u shpreh se Papa Françesku ka qenë gjithnjë një njeri “vendimtar” dhe la të nënkuptohet se ai mund të tërhiqej vullnetarisht nga roli i tij si Kreu I Kishës Katolike Romake nëse shëndeti i tij kufizonte aftësinë e tij për të përmbushur detyrat që i takojnë. Ish kreu i Departmanetit të cështjeve kulturore në Vatikan u shpreh se Ati i Shenjtë kishte tendencën për të luftuar, por nëse do të vinte një situate ku ai nuk do të ishte i aftë të komunikonte atëherë ai do të jepte dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme.
Vatikani tha të premte se Papa kishte kaluar një mbrëmje të qetë në dhomën e tij në katin e 10 të spitalit Gemelli, ndërsa dje raportimet e mediave italiane thane se ati I shenjtë ishte çuar nga krevati për të konsumuar mëngjes.
Testet e Gjakut të vlerësuara nga Stafi mjekësor tregojnë një përmirësim të lehtë, veçanërisht në indekset inflamatore thuhej në njoftimin e Vatikanit. Në nisje të kësaj jave vatikani kishte deklaruar se radiografia e mushkërive të Papës tregoi një pamje komplekse që tashmë duket së është përmirësuar.
Pneumonia është një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë mushkëritë, duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe duke krijuar vështirësi serioze ne frymëmarrjen./abcnews.al